Zllatan Ibrahimoviç nuk është fort i zoti në baste, me sa duket.
Para sfidës së Suedisë kundër Anglisë ai nëpërmjet rrjeteve sociale sfidoi anglezin e famshëm Dejvi Bekam: “Nëse fiton Anglia, shkojmë për të ngrënë në cilin restorant të duash në botë. Nëse fiton Suedia, do më blesh te Ikea gjithçka kam nevojë”.
Bekam e pranoi bastin dhe shkroi: “Dakord, por nëse fiton Anglia, dua të vish në Wembley i veshur me fanellën e Anglisë dhe të hash fish and chips në pushim të ndeshjes”.
Anglia fitoi, tani të presim kur të luajë Anglia në Wembley, për të parë Ibrahimoviç të veshur me fanellën e Anglisë.
The terms of the deal have been set ? #SWEENG pic.twitter.com/9bJ3D5nHWv
— LA Galaxy (@LAGalaxy) July 6, 2018