Suedia e Zvicra, mungesa dhe shumë entuziazëm

Zvicra e Suedia përballen pasditen e sotme në Shën Peterburg, në një sfidë ku secila palë e ka të qartë se nuk ka mundësi më të mirë për të mbërritur në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Fitorja e Rusisë ndaj Spanjës ka qenë një sinjal i fortë për çdo skuadër që është ende në garë në Kupën e Botës, pasi tashmë nuk ka më favoritë të mëdhenj, ndërkohë që krahu i shortit ku bëjnë pjesë Suedia e Zvicra ofron një mundësi të shkëlqyer për të kapur edhe finalen, duke parë që emra si Brazili e Franca janë në krahun tjetër të tabelës dhe në fund të paktën njëri finalist do të luajë në finale për herë të parë pas gjysmë shekulli, të paktën.

Suedia e Zvicra janë ndeshur 27 herë në histori, me secilën palë që ka fituar nga 10 herë, sinjali më i qartë që është një sfidë shumë e ekuilibruar. Suedia nuk shkon në çerekfinalet e Kupës së Botës që prej Botërorit 1994, por paraqitjet në grup ishin mahnitëse dhe tashmë shpresat janë të mëdha.

Të dyja palët kanë probleme formacioni për ndeshjen e sotme, sepse Suedia do të jetë pa mesfushorin e rëndësishëm Sebastian Larson, i pezulluar, ndërsa Zvicra duhet të ndryshojë mbrojtjen, sepse mungojnë për pezullim titullarët Fabian Shar dhe Stefan Lihshtajner.

FORMACIONET E MUNDSHME

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Claesson, Svensson, Ekdal, Forsberg, Berg, Toivonen

Zvicra: Sommer, Rodriguez, Akanji, Moubandje, Zuber, Xhaka, Behrami, Embolo, Dzemaili, Shaqiri, Gavranovic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *