Fenomeni i ndërrimit të shpeshtë të trajnerëve në Shqipëri është prezent prej kohësh dhe vërehet qartë përgjatë kampionatit. Madje renditet e 9-a në botë në renditjen që nxjerr studimi i CIES, ndërsa vendi ne parë e mban kampionati i Bolivisë. Studimi përfshin vetëm klubet që nuk kanë zbritur nga elita që nga periudha e janarit të vitit 1015 deri në dhjetor të vitit 2019. Në Superiore mesatarja e trajnerëve për ekip është 6.3.
Ndëkohë nëse në Shqipëri kur përmendet fjala për shkarkim trajnerësh medja zakonisht shkon te Safet Gjici. Presidenti i Kukësit njihet për ndryshimin e shpeshtë të kreut të pankinës në rast se sheh që skuadra nuk po ecën në rrugën e objektivave të caktuara prej tij. Por nëse të gjithë do të kujtonin se listën në klubet shqiptare që kanë ndërruar më shumë trajnerë do e udhëhiqte Kukësi, atëherë gabohen. Në krye është Flamurtari, që ka ndërruar 11 teknikë që nga viti 2015, ndërsa këta të fundit kanë një mesatare prej 16 ndeshjesh në stolin vlonjat.
Ndërkohë renditjen e pason Kukësi me 9 trajnerë, po aq sa Laçi, me të vetmin ndrsyhim se trajnerët në ekipin verilindor kanë një jetëgjatësi prej 19.4 ndeshjesh, ndërsa te kurbinasit shifra është 19.6. Më i sigurt në Shqipëri duket stoli i Skënderbeut, me Takajn që nuk dëshiron shumë eksperimente në pankinë, pasi në vitet e fundit ka emëruar vetëm 4 trajnerë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/