Chelsea është në një krizë totale menaxheriale. Blutë e Londrës kanë ende mbi 40 lojtarë nën kontratë, të cilët do të stërviten me klubin përgjatë këtij sezoni. Si për të mos mjaftuar me kaq, klubi anglez ka ndjekur një strategji absurde me kontrata afatgjata deri në 7 apo 8- vjeçare.
Pavarësisht kohëzgjatjes shumë të madhe të marrëveshjeve, drejtuesit nuk ngurojnë as të rinovojnë. Së fundmi është Nicolas Jackson-i ai që ka zgjatur kontratën e tij me klubin londinez deri në vitin 2033. Te Chelsea kanë mbetur të kënaqur me ndikimin e senegalezit në Premier League, prandaj kanë vendosur ta mbajnë në skuadër edhe për 9 vitet e ardhshme.
Një vendim jashtë logjikës sportive të ndjekur historikisht në futbollin europian, teksa në vitin 2033 Jackson-i do të jetë 32 vjeç dhe forma e tij fizike mund të mos jetë e njëjtë nga viti në vit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/