Tomas Strakosha ka vendosur largimin nga Lacio, pavarësisht faktit se tashmë ka rifituar atë çfarë dikur ishte e tija, pozicionin e titullarit. Kontrata skadon në fund të këtij sezoni dhe shenjat për rinovim janë thuajse 0.
Për këtë arsye Lacio tashmë duhet të zgjedhë për të siguruar pasardhësin e tij. Ndër të preferuarit e Sarrit është Kepa, portier të cilin e ka stërvitur më parë te Çelsi. Ndërkohë për Strakoshën kërkesat nuk mungojnë. Klube si nga Bundesliga, ashtu edhe nga Premier Liga po vëzhgojnë me interes situatën e tij dhe pritet që të hedhin hapin në merkaton e verës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/