E padrejtë ajo që ndodhi me Shqipërinë në Turqi. Një super skuadër që u mbrojt në mënyrën perfekte dhe shpërdoroi shumë raste me Rei Manajn, u ndëshkua me një dhuratë. Ismajli po kërkonte të fitonte një duel dhe Strakosha që nuk mbajti vendin e tij, shkoi menjëherë për t’u përplasur me mbrojtësin kuqezi.
Një dalje tërësisht e gabuar, ndërsa Tosun nuk e kishte të vështirë të shënonte në portën e boshatisur. Menjëherë pas takimit Strakosha ka përfunduar në lot. Berisha dhe Memushaj janë ngritur nga pankina për ta ngushëlluar dhe për t’i dhënë forcë. /Sport Ekspres/