Strakosha në Premier Ligë, do të zëvendësojë kampionin e botës

Tomas Strakosha mbetet ëndrra e klubeve më të mëdha angleze. Pas Liverpulit, që e kërkoi gjatë merkatos së verës, për shërbimet e portierit shqiptar interesohet një tjetër gjigand i Premier Ligës.

Totenhemi synon t’a afrojë kuqeziun gjatë verës së ardhshme. Kontrata e Strakoshës me Lacion përfundon verën e ardhshme dhe “Spurs” janë gati t’i afrojnë parakontratë në fund të vitit, bazuar në rregulloren e FIFA-s.

“Gardiani” kuqezi cilësohet si pasardhësi ideal i Hugo Loris. Pas verës së jashtëzakonshme në Rusi, ku u shpall kapiten bote, francezi po kalon një moment të vështirë. Së fundmi, ai u ndalua nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Te Totenhemi janë të bindur se, 31-vjeçari Loris nuk është më lojtari i mëparshëm dhe po studiojnë alternativat për pasardhësin e tij. Tomas Strakosha është në krye të listës së dëshirave të londinezëve, pas paraqitjeve të shkëlqyera në Serinë A dhe moshës fare të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *