Reja ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Trajneri i Shqipërisë ka shpjeguar mungesën e Strakoshës që ndodhet në listën e pritjes, por frikëson edhe për Armando Brojën.
“Duhet ti fitojmë me çdo kusht këto ndeshje të Ligës së Kombeve. Kemi bërë ndeshje të nivelit të lartë në miqësoret e marsit dhe té vazhdojmë kështu. Objektivi ynë është të fitojmë grupin. Kam besim te kjo skuadër. Më duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik. Shukoni pak Romën si fitojë finalen. Po rrinte mbrapa, Feynord po luante më mirë dhe në fund Murinjonsi mjeshtër i skemës mbrojtëse fitoi.
Ne duhet të dimé të përdorim kokën gjithashtu. Strakosha, mungesa e tij? Na kërkoi leje që të mos ishte te Kombëtarja pasi po kërkon ekip të ri pas largimit nga Lacio. Ne e kuptuam dhe e pranuam vendimin e tij. Tani nuk ka më alibi, duhet të tregojmë vlerat e Shqipërisë. Broja ka dalë me COVID, ka simptomat e zakonshme, uroj ta kemi të paktën për Israelin. Do të bëjë testin përsëri dhe ka probleme fizike, Manaj ka probleme në shpatull”, tha Reja./Sport Ekspres/