Lacio humbi me shifrat 1-4 kundër kampionëve në fuqi të Champions League, Bajernit, duke treguar kështu se u mungon eksperienca në arenën europiane. Megjithatë, në rast eliminimi, bardhekaltrit nuk do të dalin tërësisht të humbur nga ky kompeticion, teksa llogaria e tyre bankare është ajo që do përfitojë nga kjo ecuri në Europë.
Në një intervistë për “Cittaceleste TV“, gazetari italian, njëkohësisht tifoz i Lacios, Franko Rekanatesi, shpreh edhe një këshillë për Igli Taren, pasi kërkon që paratë e fituara nga Championsi të investohen më mirë se vitet e shkuara. Një mendim e ka gjithashtu edhe për dyzimin që ekziston për vendin e titullarit në portën e kryeqytetasve, ku veçon Strakoshën si më të fortë se Reina, por në tërësi preferon këtë të fundit mes shtyllave.
“Ne e dimë se çfarë i mungon Lazios ende. Shpresojmë që paratë e fituara nga Champions League mund të investohen më mirë sesa janë investuar disa sezone të kaluara. Pesëmbëdhjetë apo njëzet minutat e para, të cilat janë ato që ju japin fotografinë e ndeshjes (kundër Bajernit), Lacio i jetoi ato me një gol të bërë nga ata vetë dhe me një penallti të mohuar. Këto dy episode të godasin moralisht.
Që të rritesh duhet të vazhdosh të fitosh kupat dhe Superkupat, por duke filluar të luash në Champions League çdo vit. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe disa investime të mira në treg. Do të duhej diçka më shumë në mbrojtje. Strakosha është më i fortë se Reina për mua. Sidoqoftë, spanjolli jep më shumë siguri, në tërësi unë e preferoj atë”, ka thënë Franko Rekanatesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/