Strakosha i pafat! Do të mbetet jashtë për shumë kohë te Lacio, vendin ia merr Marko Alia

Strakosha mund të thuhet se është tërësisht i pafat. Pas problemeve me COVID, dëmtimet e kaluara dhe faktit se u kthye në zgjedhjen e dytë për Inzagin, vuajtjet nuk përfundojnë këtu për portierin shqiptar.

Sipas asaj që raporton “Cittaceleste”, gardiani kuqezi do t’i nënshtrohet një operacioni në gju. Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga kampi lacial, megjithëse stafi mjekësor po bën gjithçka për ta evituar ndërhyrjen që do ta linte jashtë Strakoshën për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër kjo prish të gjitha planet e këtij futbollisti pasi nuk mund të ketë negocime as me klubet e tjera në merkaton e janarit.

Kjo do të bëjë që Reina të jetë zgjedhje e padiskutueshme tek Lacio, por do të përfitojë portieri tjetër shqiptar, Marko Alia, i cili do të jetë zgjedhje e dytë dhe Furlaneto që do të jetë portieri i tretë. Ky do të jetë rendi i ri i portierëve te Lacio, sigurisht nëse Tare nuk bën një ndërhyrje në çastet e fundit të merkatos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *