Situata në radhët e Lacios nuk është e qetë sa i përket rinovimeve. Sipas “Il Tempo”-s Strakosha, Luiz Felipe dhe Patric kanë vendosur të mos zgjasin kontratën e tyre me bardhekaltrit, duke vënë në vështirësi Igli Taren për repartin e prapavijës. Gjithashtu edhe konfirmimi i Acerbit është mes dyshimesh.
Ndërkoë drejtori sportiv shqiptar nga ana tjetër ka nisur të vendosë objektivat për merkaton e verës. Është pikërisht një talent i Kombëtares shqiptare dëshira e tij e madhe për mesfushën. “Calciomercato” raporton se Tare pëlqen së tepërmi Nedim Bajramin, për të cilin do të hidhet në sulm në verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/