Stojkoviç “mur” në Bernë, pa fitues mes Jang Bojs e Partizanit

Jang Bojs dhe Partizani i Beogradit barazuan 1-1, në sfidën tjetër të grupit ku bën pjesë Skënderbeu. Jang Bojs ishte superior gjatë gjithë 90 minutave, duke luajtur më mirë dhe duke shpërdoruar shumë raste për shënim, edhe falë formës së shkëlqyer të portierit Stojkoviç.

Jankoviç shënoi për serbët që në minutën e 11-të, por 3 minuta më pas Fasnaht barazoi për zviceranët, që më pas nuk arritën ta konkretizonin epërsinë e krijuar.

Vladimir Stojkoviç ishte më i miri në fushë, duke evituar disa gola të sigurt, ndërkohë që arbitri i ndeshjes gaboi në një moment, duke mos akorduar penallti në favor të Partizanit.

Barazimi në Bernë është një rezultat i mirë për Skënderbeun, sepse asnjëra nga dy skuadrat nuk avancon shumë në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online