“Stërvitjet individuale lënë për të dëshiruar”, mjeku Ostreni jep këshillën e rëndësishme për futbollistët

Mjeku Mel Ostreni ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme për lojtarët që duhet t’i kenë parasysh në këto kohë të karantinës. Më kryesorja është pjesa e bioritmit, ose më ndryshe që të ruajnë të njëjtin rregjim për t’u zgjuar dhe fjetur në të njëjtin orar si më parë. Gjithashtu Ostreni ka theksuar në intervistën e dhënë për “Fax News” se stërvitjet individuale lënë për të dëshiruar pasi nuk shërbejnë për të mbajtur trupin në formë, por vetëm për musklaturën.

Mjeku Mel Ostreni gjatë një interviste për Fax Neës në emisionin sportiv “Dribling”, foli në lidhje me regjimin që duhet të mbajnë futbollistët në kushtet e karantinës.

“Këshilla më e vlefshme është që të ruajnë bioritmin, që do të thotë të zgjohen në të njëtin orar dhe të bien në të njëjtin orar që bënin gjithmonë.

Unë jam i mendimit që stervistja individuale lë për të dëshiruar. Nuk është se bën të mundur mbajtjen e trupit në formë. Unë do të thoja që kjo stërvitja është për të mbajtur musklaturën, në momentin që të dalim nga kjo gjendje do të përballemi me një aktivitet shumë të ngjeshur që nuk i përshtatet formës fizike që kanë futbollistët në këtë kohë. Meqë kemi dhe 13 ndeshje për të zhvilluar, këtë gjë do na duhet të përballemi me mjaft trauma.

Nga një mos lëvizje e madhe dhe të futesh në prang ndeshje, 3 ndeshje në javë, futbollistët do ta kenë të vështirë për sa i përket shmangies nga trauma. Ata klube që luajnë me pak lojtarë rezervë do ta kenë të vështirë”, tha Ostreni. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online