Stërvitej prej disa muajsh me kuqeblutë, Vllaznia zyrtarizon futbollistin francez dhe tregon detajet e kontratës

Vllaznia zyrtarizoi një tjetër futbollist. Shkodranët kanë prezantuar Mikael Panos që po stërvitej prej disa kohësh me kuqeblutë. Tashmë lojtari është pjesë e ekipit zyrtarisht dhe kontrata e tij do të jetë për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Michaël Panos duke firmosur me të një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një viti tjetër. Lojtari në fjalë ka disa muaj që stërvitet me skuadrën dhe nga sot është zyrtarisht pjesë e saj. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *