“Miku im i mirë, do të më mungosh”! Duka shkruan për ndarjen nga jeta të Lazes: E vështirë ta besoj…

Futbolli shqiptar ka humbur mbrëmjen e djeshme një nga kontributorët e tij më të mëdhenj. Arben Laze, Presidenti i Elbasanit u nda nga jeta pas problemeve kardiake.

Një humbje e madhe kjo për të gjithë komunitetin e futbollit në vend duke kujtuar se nën drejtimin e tij Elbasani arriti të fitojë titullin kampion të dytë në historinë e klubit në sezonin 2005-2006.

Homazhet në nderim të Arben Lazes do të zhvillohen ditën e sotme, e enjte, 6 janar, nga ora 12:00-14:00 në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë mbi këtë ndarje nga jeta të Lazes ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.

Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimisëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.

Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.

Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online