Stefano Pioli ka folur për mikrofonin e “Sky Sports“ pas eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Milanit i përgjigjet Billi Kostakurtës, i cili foli në studio për mungesë dëshire nga ana e lojtarëve kuqezinj. Sipas Piolit, është e padrejtë që të flitet për mungesë dëshire, pasi futbollistët e tij dhanë gjithçka në fushë.
“Nuk jam dakort. Nuk është e drejtë të flasim për dëshirën e lojtarëve, duke parë se ata dhanë gjithçka në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e kthimit. Interi e meritoi fitoren dhe ne i urojmë ata, por të flasësh për dëshirën nuk më duket e drejtë”, ka thënë Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/