San Marino sheh më në fund drtië në fund të tunelit. Të mësuar me humbjen që para se të hynin në fushë, kjo Kombëtare është përndjekur nga statistika qesharake. Në 150 takime të zhvilluara kanë humbur në plot 147 prej tyre, ndërsa për fitoren e parë dhe të vetme duhet të kthehen 16 vite pas në kohë. Ndërkohë numri i golave të pësuar përgjatë historisë së tyre është plot 669.
Por Liga e Kombeve duket se po sjell rezultatet pozitive edhe për ato përfaqësuese që shihen sit ë lehta në letër. San Marion ka vendosur kështu ditën e sotme një rekord të ri, teksa për të dytën ndeshje radhazi dalin të pamposhtur nga stadiumi. Barazimi i sotëm 0-0 kundër Gjibraltarit vjen pas atij kundër Lihtenshtejnit me po të njëjtin rezultat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/