“Kosova është skuadër e përbërë nga yje”, trajneri i Sllovenisë me superlativa për dardanët

0

Kosova do të zbresë mbrëmjen e nesërme në fushë, ku në orën 20:45 do të luajë kundër Sllovenisë. Këta të fundit synojnë vendin e parë në grup dhe kërkojnë fitoren ndaj dardanëve për të mbërritur këtë objektiv. Megjithatë, trajneri i Kombëtares sllovene, Matjaz Kek, ka folur me superlativa për përfaqësuesen e Kosovës, të cilën e cilëson të mbushur me yje.

“Qëllimi ynë është të fitojmë. Kosova është një skuadër e përbërë me yje që luajnë në ekipe të mëdha të Evropës. Por ne kemi fatin në duart tona dhe dëshirojmë ta përfundojmë grupin si lider”, ka thënë Matjaz Kek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.