Nottingham Forest ka humbur me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup, ku topçinjtë kanë kaluar në fazën tjetër. Titullar në këtë ndeshje ka qenë edhe portieri shqiptar Arijanet Muriqi, i cili nuk e ka bërë ashtu siç duhej detyrën e tij, madje goli i 2-të dhe i 4-t erdhën si pasojë e gabimeve të tij.
Por në statistikat pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi ka arritur të bëjë 3 pritje dhe të pësojë 5 gola, 10 pasime, ku saktësia ka qenë 100%, 11 shpërndarje të topit, si dhe ka arritur të fitojë 1 duel ajror. Ajo çfarë vihet re nga këto të dhëna është fakti se portieri shqiptar ka bërë më mirë si mbrojtës se sa në rolin e tij, duke qenë se ka qenë shumë i saktë në lojën me këmbë.
Ndërsa, sa i përket lojës me duar, e cila duhet të jetë detyra e çdo portieri, duhet thënë se ka shumë për t’u punuar. Përpos 3 pritjeve të realizuara, 5 gola të pësuar janë vërtet shumë për një portier, aq më tepër nëse shtohet dhe fakti se dy prej tyre janë fryt i gabimeve të gardianit të portës së Nottigham./Sport Ekspres/