Statistika e 4 viteve! Shihni ku renditet Superiorja mes 102 kampionateve në botë, edhe në Shqipëri fiton kush shënon i pari

Nga Klaudio Ndreca

CIES ka publikuar një statistikë vërtet shumë interesante, duke marrë për bazë të gjitha kampionatet në botë dhe duke u bazuar nga 1 janari i 2015 deri në 31 dhjetor të 2019. Kështu janë vlerësuar të gjitha ndeshjet për të parë impaktin që ka goli i parë në rezultatin final të ndeshjes, se kush ka fituar në fund.

Sipas saj, Superiorja e Shqipërisë është një prej atyre kampionateve që mund të thuhet se skuadra që kalon e para në avantazh, do të shkojë në shtëpi me tre pikë. Më saktësisht renditemi në vendin e 16 mes 102 kampionateve të analizuara.

Në Shqipëri nga 706 ndeshjet e analizuara nga ana e CIES, në 563 prej rasteve ka arritur të fitojë ekipi që ka shënuar golin e parë. Rekordi mbahet në Moldavi që ka rreth 80% të fitoreve në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/

 

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online