Starova surprizon me Trashin, e kthen sërish në mbrojtje

Përgatitjet e ditës së djeshme janë shoqëruar me reshje të dendura shiu. Mesfushori me tipare të avancuara e nis si mbrojtës i majtë
Partizani i dha fund përgatitjeve për ndeshjen kundër Kamzës, në program ditën e sotme, prej orës 16:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ekipi i kuq kishte programuar seancën e fundit stërvitore në orën 15:30, në “Qendrën e Ekipeve Kombëtare”, në Kamzë. Trajneri Sulejman Starova donte të jepte edhe instruksionet e fundit për skuadrën e tij, para ndeshjes së sotme, por jo gjithçka shkoi sipas planit. Seanca stërvitore u shty me 30 minuta, pasi reshjet e dendura të shiut nuk lejuan zhvillimin normal të stërvitjes. Futbollistët dhe trajneri kishin goxha vështirësi në komunikim, pasi reshjet e shiut ishin të dendura. FORMACIONI – Numri një i stolit ka përzgjedhur edhe formacionin titullar që do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme. Formacioni titullar nuk pritet të ketë shumë ndryshime, pasi nga minuta e parë do të luajë portieri Alban Hoxha.

Në mbrojtje nga fillimi në krahun e djathtë do të luajë Ibrahimi. Në qendër do të jenë nga minuta e parë Belica dhe Atanda, ndërsa në krahun e majtë surpriza është Trashi. Numri një i stolit nuk ka besim te Kotobelli dhe do të kthejë mbrapa mesfushorin, kjo për t’i dhënë më shumë forcë repartit ofensiv. Para mbrojtjes do të jenë Telushi dhe Batha, të dy të stabilizuar. Përpara tyre do të luajë Asani në të djathtë, Bardhi në qendër dhe Lukasi në të majtë. Sulmi do t’i përkasë Prognit.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kotobelli, Telushi, Batha, Asani, Bardhi, Lukas, Progni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online