Në Shqipëri jemi më pushime dhe shumica e klubeve nuk kanë gjetur ende trajnerët e sezonit të ardhshëm, ndërsa në Kosovë klubet kryesore jo vetëm që kanë trajnerë, por kanë nisur fuqishëm edhe merkaton.
Klubi më aktiv po tregohet Feronikeli, që ditët e fundit ka prezantuar shumë futbollistë, duke rindërtuar skuadrën.
Sot skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova është përforcuar edhe me Astrit Fazliun. Ish-sulmuesi i Partizanit bashkohet me ish-trajneri e tij në sezonin 2015-16.
Që atëherë Fazliu ka luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës dhe sezonin e sapombyllur ka dalë kampion i Kosovës me Dritën.
Tani 30-vjeçari shkon te Feronikeli, aty ku ka firmosur ditët e fundit edhe Artur Magani, autor i një sezoni shumë të mirë të Liria.