Starova: Pikë morali, më në fund bëmë kthesë

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, nuk ia doli javën e shkuar në Laç, por në Kukës kreu një kryevepër, duke marrë fitoren e kthesës së madhe. Pas ndeshjes Starova komentoi suksesin, në një ndeshje ku doli me karton të kuq.

“Jam i lumtur, përveç tre pikëve, për moralin e ngritur të skuadrës. Lojtarët më besuan se kanë mundësi të luajnë mirë. Edhe Zoti na shpërbleu, pasi luajtëm mirë.

“Nervozizmi im, ishte për faktin se duhet gjykuar drejt. Kalari goditi topin, dhe topi doli jashtë. Arbitri dha faull. Asnjë ndeshje të mos kalojë pa moviolë. Reagimi erdhi si pasojë e faullit ndaj Kalarit. Kur ka moviolë, unë i shoh rastet, dhe kërkoj edhe falje për rastet kur e kam gabim. Penalltia e Kukësit nuk ishte. Dora është pjesë e trupit. Është afër. Kjo vlen për t’u diskutuar. Edhe në një rast të Krasniqit, ishte një moment penalltie për ne. Duhet t’i pasqyroni të gjitha rastet, edhe për Partizanin. Kam një javë që më del në ëndërr penalltia në Laç. Më e keqja është që të rrahin, e nuk të lënë të qash.

“Më është bërë qejfi më shumë për lojtarët, që e kaluan momentin e vështirë. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *