Starova për Superioren: Partizani është “kantier ndërtimi”, më ka pëlqyer ajo shprehja e Pakultit

I larguar nga ekipi i Laçit, Sulejman Starova është kthyer në rolin e opinionistit. I ftuar te emisioni “Pressing” është folur mbi kampionatin e Superiores dhe mënyrën sesi po zhvillohet në këto javë.

Starova ka vendosur theksin në faktin se kalendari mund të ndikojë për ndryshimin e renditjes, sidomos kur flitet mes Tiranës dhe Partizanit. “Faktori psikologjik ka qenë vendimtar për të gjitha skuadrat. Ka disa skuadra favorizuara dhe disa jo sipas kalendarit. Përshembull, Tirana ka tre ndeshje në transfertë dhe Partizani ka tre ndeshje brenda.

Nëse rrimë te anët pozitive atëherë ndalemi te Bylisi. Ata përsërisin se duan që të shpëtojnë nga rënia nga Kategoria. Ata largohen nga ai presioni: “O fitore o s’ka”. Kjo ndodh në ekipet më të mëdha dhe ka anët negative. Presion ka pasur pa mbarim Tirana, përveç sulmit që trashëgoi vjet, ka bërë dublime në të gjitha aspektet e fushës.

Objektivi i shfaqur për titullin kampion reflekton. Partizani ka një revolucion për mirë dhe është një kantier pune që sjellë ndonjëherë kaos. Më ka pëlqyer ajo shprehja e Pakultit që vetëm këtu kishte parë që të kishte aq shumë presion ndaj lojtarëve dhe të trajnerëve në çdo vend të botës”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online