Trajneri Sulejman Starova nuk e ka të sigurt qëndrimin te ekipi i Partizanit, duke parë zhvillimet e fundit në kampin e kuq. 62-vjeçari ka qenë shumë i irrituar edhe në seancën e djeshme stërvitore, pasi nuk është pyetur në lidhje me listën e formuluar nga klubi i kuq.
Numri një i stolit nuk ka qenë dakord me largimet e lojtarëve të skarcuar nga klubi. Drejtori Olsi Rama ka vendosur veton për ta dhe lista është formuluar nga ai.
Zyrtari i kuq i ka komunikuar Starovës vendimin për largimin e Malotës, Vilës dhe Krasniqit. Numri një të stolit i janë bërë taksative largimet e tyre dhe nuk ka pasur kohë të ndërhynte.
LARGIMET – Starova ka qenë kundër largimit të mbrojtësit Renato Malota dhe mesfushorit Emiljano Vila. Ai ishte dakord për mbrojtësin tjetër Gëzim Krasniqi, pasi edhe marrëdhëniet mes tyre nuk ishin shumë të mira. 62-vjeçari i ka konsideruar si titullarë Malotën dhe Vilën. “Bobi” ka luajtur me ta edhe në ndeshjet e fituara në kampionat.
STAROVA – Mospyetja për përpilimin e listës ka ulur goxha autoritetin e Starovës në klubin e kuq. Ai nuk është as në krye të merkatos dhe është i detyruar të pranojë lojtarët që do t’i sjellë drejtori Rama. Pankina e tij është e rrezikuar, pasi nuk është një sekret fakti që “demat” kanë kërkuar për alternativa të tjera. Megjithatë, diçka e tillë duket e vështirë, pasi Starova do të niset drejt Turqisë dhe drejtuesit nuk mund të rrezikojnë me kalimin e ekipit në një dorë tjetër. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse te Partizani e kanë “fjetur” mendjen për këtë sezon dhe synojnë të ndërtojnë një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm.
Po po Bobo duhet ta kuptosh qe letrat e tua kane dale mbi uje.
Lere tani Partizani Rehat dhe mos i sulmo te tjeret se pjesa me e pa afte e partizanit ka qene mbrojtja , ajo mbrojtje qe e ke ndertuar ti. Ma kundershtoni po deshet. JA PO u a them une Maloten w solli ai nga Kuksi edhe pse i demtuar , dhe qe dihej qe eshte nga ata te tute qe te ndihmon ty kur nuk je ne stol. Shiko golin me Kamzen. Edhe me te tjeret me Kalarin, apo me ara te tjeret. Partizani ka nevoje edhe per te larguar akoma puciste dhe fshatare qe nuk ja dine peshen Faneles. Revolucioni e shpetin ate klub, ka filluar por duhet te vazhdoje ne te gjitha drejtimet te mos kete asnje kembe te vjeter, po nuk e kuptuat prape vemjet do te te xhasin se ata kane bere histori me vjedhe ne ate klub. Largoi President se ata rani jane derra te plagosur.
Kaq kisha.