Sulejman Starova dhe Feronikeli, një binom që ende nuk po funksionon. Trajneri i njohur mori drejtimin e skuadrës kosovare disa javë më parë, por fitorja nuk po duket.
Edhe sot Feronikeli barazoi, ashtu si në dy ndeshjet e mëparshme të Starovës. 0-0 në Gjilan, ndaj një rivali mjaft të fortë, që gjithashtu synon vendet e kreut, por problem për Feronikelin mbetet sulmi i brishtë, sepse mbrojtja është bunker.
Me këtë ritëm, skuadra nga Drenasi del nga gara për kreun dhe duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, duke qenë se vendi i parë është shumë larg dhe ndjekësit nuk shkojnë në Europë.