Milani e ka mbyllur në barazim 2-2 sfidën e sotme në Europa League kundër Crvena Zvezdës. Nëse për kuqezinjtë ishte thjeshtë një ndeshje e radhës, për Stankoviç ishte shumë më shumë se kaq. Për trajnerin serb dueli kishte vlerën e një derbi, duke qenë se në të shkuarën ka mbrojtur për shumë vite fanellën e Interit.
E me një përjetim të tillë nga ana e trajnerit të Crvena Zvezdës nuk mund të mungonin as tensionet në fushë. Gjatë pjesës së dytë Tonali pëson një faull, por i të njëjtit mendim nuk ishte Dejan Stankoviç, i cili fillon menjëherë nga ofendimet për lojtarin kundërshtar. Nuk ka munguar kundërpërgjigja e Piolit, i cili iu drejtua me fjalët: ‘Na çave t*****, mjaft ofendove lojtarët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/