I lodhur nga pyetjet e njëjta që bëjnë gazetarët në çdo konferencë, trajneri i Bolonjës, Mihajloviç, ka shpërthyer kundër tyre. Tashmë kërkohet përgjigja për “hijet e Europës”, megjithëse skuadra që drejton tekniku serb është ende larg.
Mihajloviç nuk ka ngurruar për të qenë i ashpër ndaj gazetarëve duke i’u kthyer në këtë mënyrë: “Ne jemi profesionistë, do të bëjmë atë që kemi mundësi. Por nuk dua të qaj dhe të dëgjoj këto lloj pyetjesh këtu. Keni pasur shumë ditë kohë për të përgatitur pyetjet dhe vini këtu me të njëjtat, gjithmonë. Nga 10 pyetje që më bëhen, 9 prej tyre janë e njëjta gjë. Duhet të fusni pak në punë më tepër imagjinatën. Edhe përgjigjet e mia do të jenë kështu”.
Kur kërkohet një përkufizim nga Mihajloviç për ndjenjën që i jep stadiumi pa tifozë, e ka cilësuar në këtë mënyrë: “Kushdo thotë që stadium pa tifozë është si femra pa gjoks, ka shumë të drejtë. Nuk luhet dot kështu”, u shpreh Mihajloviç. /Sport Ekspres/