Stadiumi ku u rrit do të mbajë emrin e tij, Argjentina ka “festë” në ditëlindjen e Emiliano Sala

Historia tragjike e Emiliano Sala, ish-sulmuesit argjentinas që humbi jetën gjatë transferimit tek skuadra e re në Angli, nuk mund të harrohet lehtë. Gjetja e trupit ishte një sfidë e vështirë për familjarët dhe autoritetet të cilët luftan deri në fund për të pasur minimum një varr për të. Ndërkohë që heshtja pushtoi gjithë stadiumet e botës para çdo takimi, të tjera nderime priten për Emiliano Sala.

Në Argjentinë, aty ku futbollisti i ndier u lind dhe u rrit, ish-klubi i San Martin de Progreso për përgatit një “festë” në ditëlindjen e Emiliano Sala. Të enjten sulmuesi do të mbushte 29 vjeç, dhe në atë ditë, stadium i klubit do të marri emrin e “Emiliano Sala”. Lajmin e ka konfirmuar vet presidenti i klubit Daniel Ribero.

“Ne do të përurojmë një vendkalim me emrin e tij, një murale me imazhin e tij dhe do ta ndryshojmë emrin e stadiumit në “Emiliano Sala” . Murali në stadium do të jetë një nga festimet që Sala ka bërë në League 1 në Francë. Idenë na e dha një prej miqëve të të ndierit, gjë të cilën ne nuk mund ta refuzonim. Sala ka qenë një nga yjet e moshave të ekipit tonë. Ai e meriton të jetë në zemrat e tifozëv tanë”- ka thënë presidenti.

Stadiumi në fjalë nuk i kalon më tepër se 2.000 ulëse pasi klubi i San Martin de Progreso është një ekip lokal i qytetit të Progreso, në provincën e Santa Fe. Megjithatë, gjesti fisnik i klubit mbetet për t’u vlerësuar në ruajtjen e kujtimeve për një humbje kaq tragjike si e Emiliano Sala. Të pranishëm në inagurimin e stadiumit do të jenë edhe familjar të ish-sulmuesit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online