Stadiumi i ri i Romës, skandal korrupsioni në Itali

Në Itali thuhet shpesh se futbolli ka mbetur pas për shkak se klubet nuk kanë stadiume private dhe se nuk është investuar prej vitesh në stadiume, duke bërë që është tifozët të largohen gjithnjë e më shumë nga mungesa e kushteve si në Angli e Gjermani.

Juventusi është bërë prej vitesh me stadium privat super modern, ndërsa tani mundohet ta imitojë Roma, por vështirësitë janë pa fund.

Sot në Itali ka plasur një skandal korrupsioni, me 9 persona që kanë përfunduar në pranga dhe shumë të tjerë nën hetim, për shkak të falsifikimit të dokumenteve dhe faturave fiktive që kanë bërë të zhduken mijëra euro.

Të përfshirë në skandal janë ndërtues të fuqishëm dhe politikanë të disa partive politike, ndërkohë që hetimi nisi pas ndryshimeve në projektin fillestar të zonës përreth stadiumit, ku planifikohen disa kulla e ndërtesa të ndryshme.

Presidenti i Romës Xhejms Palota mohon çdo përfshirje të klubit verdhekuq: “Roma nuk ka gisht, jemi treguar transparentë. Nuk ka arsye pse të bllokohet gjithçka, do të sqarohet kush ka shkelur ligjin dhe do të zgjidhim çdo problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *