Siguria në plan të parë. Në Beograd sot mendojnë më shumë për mbarëvajtjen e takimit, sesa për rezultatin final.
Eksperienca e hidhur e para tre viteve me Shqipërinë nuk ka qenë rast i izoluar, pasi në Beograd ka shpesh probleme, sidomos në derbi dhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Për këtë arsye, sot masat janë të jashtëzakonshme dhe njëra nga tribunat pas portave do të qëndrojë e mbyllur. Aty ku u takonte të qëndronin tifozët shqiptarë, nuk do të hyjë askush, edhe pse shqiptarë nuk do ketë.
Ndërkaq, edhe tribuna mbi tunelin nga dalin lojtarët, aty ku u sulmuan futbollistët e kombëtares sonë ndaj Serbisë, kur po shkonin në tunel, do të boshatiset. Asnjë tifoz nuk do të ketë mundësi të afrohet me tunelin drejt dhomave të zhveshjes.