Stadiumi është e vetmja mënyrë për të parë Vllazninë, mësohet numri i biletave të shitura deri më sot

Vllaznia luan mbrëmjen e së enjtes në orën 21:00 ndeshjen e parë europiane kundër Universitatea Krajovës. Shkodranët kanë përballë një rival të vështirë në turin e dytë të Ligës së Kombeve, prandaj tifozët do të ishin një motivim shtesë për skuadrën në “Loro Boriçi”.

Stadiumi është e vetmja mënyrë për të parë Vllazninë në këtë ndeshje, teksa asnjë prej televizioneve shqiptare nuk ka njoftuar për transmetimin e kësaj sfide. Ndërkohë, “Shkodra Sport”-i ka bërë me dije edhe numrin e biletave të shitura deri në mesditën e sotme.

Janë 3000 tifozë që kanë blerë biletën për ndeshjen ndaj Krajovës. Shifër kjo që duket e kënaqshme në Shkodër, duke marrë para sysh faktin se  kanë mbetur edhe 3 ditë që në momentin kur do të fillojë takimi. Kapaciteti i stadiumit është 16 mijë vende dhe me çmimet e lira që drejtuesit kanë vendosur, pritet të jetë i mbushur në masën më të madhe të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *