Armand Duka ka reaguar sa i përket ndarjes nga jeta të Arben Fagut. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së është shprehur se sporti ka humbur një mjeshtër dheikonë, që i ka dhënë shumë basketbollit duke edukuar breza me radhë.
“I tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Arben Fagut. Sporti shqiptar humbi një ikonë dhe një mjeshtër, që ka dhënë shumë ndër vite qoftë si basketbollist e më pas si trajner e pedagog, duke edukuar sa e sa breza. #ArbenFagu ishte pinjoll i një familjeje të madhe të sportit shqiptar, që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj.
Përveçse një personalitet, Beni ishte edhe një mik i mirë e njeri i dashur. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fagu për këtë humbje të madhe. Do të na mungojë të gjithëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/