“Më kujtohet telefonata e Gjicit kundër Fenerbaçes”, Nexhipi: Kërkonte fitore me patjetër, 2-0 në 20 minuta

Safet Gjici është një president shumë kërkues dhe që nuk dorëzohet asnjëherë për të kërkuar më të mirën. I ftuar në emisionin “Pressing” ishte drejtori i Kukësit, Nderim Nexhpi që ka treguar me një shembull edhe “fytyrën” e presidentit të verilindorëve.

Pikërisht në fillimet e drejtorit kur po luhej kundër Fenerbaçes dhe Safet Gjici kërkonte karikimin e plotë për ta fituar ndeshjen, pavarësisht se bëhej fjalë për një rival me histori të madhe.

“Kukësi e nisi shumë keq dhe humbëm shumë ndeshje. Me Gegën ndikuan shumë faktorë dhe nuk mundëm të bëjmë atë që deshëm. Rrahmani, që është legjendë e klubit e mori përsipër ekipin dhe bëri një punë shumë të mirë. Me ardhjen e Josës besoj se do marrim formën e duhur.

Me përvojën e tij dhe gjërat që po shoh në stërvitje mendoj se Josa do i japë shumë Kukësit. Ne si klub ishim në moment shumë delikat. Hallaçi e di që e nisi te ne për herë të parë dhe më pas ishte mendimi i të gjithë stafit drejtues të klubit, për ta spostuar Hallaçin në vendin e tij dhe për të marrë Josën.

Gjici ka pasur të drejtë kur ka thënë se titulli është larg. Ne do e provojmë sa do të kemi mundësi, por edhe Kupa do jetë në vëmendjen tonë. Në mbrojtje kemi pësuar shumë gola dhe gjatë viteve të fundit nuk na ka ndodhur kjo. Nuk kemi pasur shumë nivel mbrapa dhe kjo ka qenë pikë e dobët. Shpresoj të konsolidohemi edhe aty.

Mes Mustën pas kualifikueseve të Europa League kishim një mosmarrëveshje dhe në futboll ndodhin këto. Gjici është shumë i apasionuar me futbollin. Tani është pak jashtë prej politikës, por në shkuarën ishte me klubin në çdo moment. Kur erdha në fillim ishte Pacult në krye të ekipit dhe ishin në Turqi.

Kishim miqësore me Fenerbahcen dhe më mori në telefon e më tha: ‘thuaju cunave të jenë të karikuar e dua fitore’. Unë në fakt u çudita sepse Feneri klub i madh, por në 20 minutat e para ishim 2-0 për ne. Ai është shumë kërkues, por ka të drejtë sepse derdh shumë para për këtë klub”, tha Nexhipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online