Seria B italiane ka gjetur një sponsor të ri dhe ndryshon emër. Është prezantuar sot në Milano marrëveshja me BKT, që do të bëhet prej nesër marka e lidhur me kategorinë e dytë italiane.
Marrëveshja do të jetë e vlefshme për tre sezonet e ardhshme dhe parashikon ndryshimin e emrit në “Serie BKT”.
BKT është një kompani me seli në Indi, në Mumbai, e specializuar në prodhimin e gomave për makineritë e rënda, në industri e bujqësi.