Milani fitoi me rezultatin 1-2 përballë Udinezes, ku dhe njëherë u ndie diferenca nga Zlatan Ibrahimoviç. Me një gol dhe një asist, suedezi ishte lojtari më i mirë ndeshjes. Pavarësisht aftësive individuale, 39 vjeçari di të jetë një lider në fushë dhe i bën lojtarët e tjerë të japin më të mirën prej tyre.
Tre lojtarë të Milanit ishin në formacionin e javës: Theo Hernandez, Zllatan Ibrahimoviç dhe Rafael Leao. Ibrahimoviç është për herë të katërt në 11-shen më të mirë të Serisë-A, megjithëse ka një diferencë të theksuar në moshë me futbollistët e tjerë. Lojtari më i mirë i javës u shpall sulmuesi i Torinos, Belotti, ndërsa ka vend edhe për Berardin, i cili dhuroi një performancë të shkëlqyer këtë fundjavë me Sassuolon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/