Lista zyrtare/ Kosovës i rikthehen yjet kundër Shqipërisë, përballë kuqezinjve vjen edhe sulmuesi i frikshëm

Për më pak se 10 ditë Kombëtaret rrëmbejnë sërish skenën e futbollit. Trajnerët e përfaqësueseve kanë pasur kohën mjafueshme për të përpiluar listën e tyre për ndeshjet e nëntorit. Bernard Shaland ka vendosur përfundimisht për lojtarët që do të ketë në dispozicion për vëllazëroren me Shqipërinë më 11 nëntor si dhe për dy sfidat e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.

Këtë herë yjet e skuadrës janë rikthyer përsëri, teksa Rashica, Rrahmani apo Muriqi gjenden në listën e teknikut zviceran. Ndërkohë një risi vjen në vijën e sulmit, aty ku këtë herë është përfshirë edhe Mirlind Daku. Ish-sulmuesi i Kukësit u pa si një dështim në Superiore, por këtë sezon ka shpërthyer me gola në elitën e Kosovës, duke bërë jehonë të madhe edhe në Europë si sulmuesi i momentit.

Ndërkaq ajo përplasje mes Shaland dhe Bernard Berishës duket të jetë hedhur pas krahëve. Pas lënies jashtë në listën e tetorit, këtë herë kreu i pankinës dardane bën prapa kthehu dhe i dërgon ftesën lojtarit që po shkëlqen me paraqitjet e tij në Rusi me Akmat Groznin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online