Spektakël pa gola në Gjirokastër

Teuta nuk ka marrë më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Gjirokastrës. Një ndeshje mjaft e luftuar mes Luftëtarit dhe Teutës që në fund nuk sjell një fitues. “Djemtë e detit” shohin Vllazninë që të largohet 3 pikë para dhe mund të konsiderohet një hap fals, para takimit direkt me shkodranët. Në anën tjetër Luftëtarit vijon serinë e ndeshjeve pozitive, por nuk merr maksimumin në shtëpi. Aksione të shumta nga të dyja skuadrat, por golat munguan. Në pjesën e parë ishte Bregu ai që goditi dhe traversën, ndërsa Teuta ishte mjaft e rrezikshme në kundërsulme. Gjirokastritët vijojnë pretendimet e tyre për zonën europiane.

Luftëtari 0–0 Teuta

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rrapa, Jackson, Ramadani (Aurelio 82′), Aleksi, Rroca (Rapo 56′), Abazaj, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Janku, Lamçja, Minga, Toledo.

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Shkalla, Hakaj, Beqja (D. Bilali 90+4’, Hila, Çyrbja, Dediç (Lajthia 86′), Alhasan (Kruja 82′), Latif. Trajner: Gentjan Begeja. Të gatshëm:  Kastrati, Vila, A. Bilali,  Mustafov.

Gjyqtarë: K. Meta, E. Doda, R. Shaba, L. Alla.

Kartonë të verdhë: Rroca 22′, Ramadani 58’/ Hila 23′, Shkalla 74′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *