Gjyla: Vllaznia shënoi sa herë deshi, kush merr rrogën kot më mirë të largohet

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, ka mbetur i dëshpëruar nga humbja në Shkodër, mbi të gjitha për faktin se skuadra nuk u soll aspak në mënyrë dinjitoze.

“Luajtëm mirë, patëm edhe raste, por kishim probleme në mbrojtje. Ruço u përshtat si qendërmbrojtës, Vllaznia e pati të lehtë, sa herë erdhi në portë nga shënoi gol. Gabuan mbrojtësit, gaboi portieri, gabuam të gjithë. Sot i mori pikët skuadra që kishte më shumë nevojë.

“Rinovimi? Pa diskutim, duhet bërë patjetër. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mos të kërkojmë rezultate. Kemi marrë lojtarë prej jashtë Lushnje dhe duhet pak më shumë dinjitet në ndeshje. Do të rinovohemi se s’bën, por kampionati nuk ka mbaruar, nuk mund të hysh kështu në fushë. Në pjesën e dytë u irritova sepse nuk më erdhi mirë me mënyrën si po luanim. Zotëronim topin dhe e qarkullonim, ndërsa Vllaznia na shënoi sa herë deshi.

“Rënia? Është e qartë tashmë që kemi rënë, por duhet më shumë dinjitet. Lojtarët nuk duhet të luajnë sa për të marrë rrogën, më mirë të largohen vetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online