Spektakël i Nuhiut në Angli, më në fund e bën sefte edhe Ekuban

Atdhe Nuhiu është në një moment të jashtëzakonshëm, sepse prej disa muajsh është kthyer në pikë referimi te Shefild Uensdi, duke lënë pas një pjesë të parë sezoni zhgënjyese, që e shtyu të mendonte edhe largimit.

Sulmuesi i Kosovës ka realizuar dy gola sot, në fitoren 4-1 ndaj Prestonit. Njëri nga golat ishte fantastik, ndër më të bukurit e sezonit në Championship, aty ku Nuhiu ka shënuar 6 gola, por 4 prej tyre në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Ndërkaq, te Lidsi sot shënoi më në fund Kejleb Ekuban. Sulmuesi, i cili mahniti me fanellën e Partizanit në Shqipëri, këtë sezon kishte shënuar vetëm në kupë, ndërsa dëmtimet e shumta ia ndalën hovin. Sot Ekuban e nisi si titullar në sfidën shtëpiake ndaj Boltonit dhe më në fund gjeti golin, që u shënua që në minutën e katërt, goli më i shpejtë i sezonit për Lidsin, 9 pikë larg zonës play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *