Briken Calja pritet si mbret në Cërrik, në Tiranë asnjë ceremoni

Kampioni i Evropës nuk është respektuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit nga autoritetet e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes…

Fatmir Popja

Cërriku, por dhe fshatrat e përreth e kanë ngrysur në qendër të qytetit, ndërsa ardhja e Kampionit të Evropës në peshëngritje për të rritur, Briken Caljes, është shndërruar në festë. Madje tifozët e thekur e kanë pritur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, atje ku nuk ka qenë askush nga drejtuesit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Kordoni i makinave është i gjatë, madje me flamuj kuqezi, ndërsa buritë kanë mbuluar jo vetëm aksin rrugor Rinas – Tiranë e Tiranë – Elbasan, por dhe Elbasan – Cërrik, ndërsa të gjithë janë zgjuar për të pritur Briken Caljen, heroi i peshëngritjes shqiptare në Bukuresht, zbehur muajt e fundit për shkak të problemeve të dopingut.

Mbreti Calja – Me qindra banorë të qytetit të Cërrikut dhe fshatrave të kësaj Bashkie ishin mbledhur që në orët e para të mbrëmjes në sheshin kryesor të qytetit. Dhe në ora 22:15 në qendër të Cërrikut ka mbërritur Kampioni i Evropës në Peshëngritje për të rritur, Briken Calja. Së bashku me Caljen kanë festuar të gjithë këtë sukses të jashtëzakonshëm të peshëngritësit shtërmenas. Nderimet atij ia ka bërë komuniteti dhe qytetarët e Cërrikut, sidomos kryebashkiaku Altin Toska. Briken Calja u ka shprehur mirënjohjen qytetarëve të Cërrikut dhe i ka garantuar ato se do të fitojë dhe plot tituj të tjerë ndërkombëtar. Calja e nisi dhe e përfundoi në mënyrë të shkëlqyer garën e tij rumune. Briken Calja pati sukses në 141 kilogramë në stilin e shkëputjes, pesha më e madhe të cilën nuk e tentoi asnjë në provën e parë.

Peshëngritësi Bruken Calja e përmirësoi bilancin, edhe pse ishte i pari në renditje, duke ngritur 143 kilogramë në tentativën e dytë në pedanë. Në provën e tretë në shkëputje arriti 146 kilogram dhe është Kampion Evrope duke entuziazmuar të pranishmit që ndiqnin garat. Në shtytje, shtërmenasi ee nisi i avantazhuar edhe garën në shtytje me 171 kilogramë mbi supe. Briken Calja fitoi tri medalje të Arta përkatësisht me 146 kg në shkëputje, 175 kg në shtytje dhe në total në dygarësh 321 kg. Ndaj dhe në Cërrik e kanë pritur si hero, ndërsa shpejt pritet ta bëjnë dhe Qytetar Nderi si i vetmi Kampion Evrope i zonës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online