Speciale/ Ku ishe Ernest Muçi? “Këtu, por duan të huajt që tallen me tifozët dhe të hedhin në gjyq”

Në Shqipëri kemi të bëjmë me një mëndësi që është e gjitha për t’u luftuar. Gjithmonë drejtuesit në vendin tonë mendojnë se të huajt janë “hyjni” para shqiptarëve, duke i pritur me lule dhe nga ana tjetër ia mbyllin derën në fytyrë vendasve.

Kjo ndodh në çdo hallkë të jetës tonë, e kurrsesi nuk mund të mungonte kjo kulturë e gabuar në futboll. Nëpërmjet rastit të Ernest Muçit, kemi zgjedhur që të godasim fenomenin shqiptar që nuk ka lidhje me Tiranën, por ka shumë me Superioren në përgjithësi.

Atje gjenden me shumicë lojtarë të huaj, pa asnjë CV bindëse, lojtarë që ecin në fushë dhe që shpeshherë tallen me stemën dhe tifozët. Rasti i fundit ishte i Romeros te Partizani, teksa po humbisnin 1-0 nga Kukësi dhe Sormani e thërret me shpejtësi. Por lojtari kishte të tjera gjëra në mendje, duke e marrë shtruar dhe duke ndenjur 30 minuta për të veshur getat. Kjo sosi durimin e trajnerit të Partizanit që e la sërish në stol.

Por sërish ata jo vetëm që mbijetojnë këtu, por paguhen më shumë se të gjithë, sepse janë të huaj. Lojtarë që janë të gatshëm pa hezituar gjatë që të hedhin klubin në gjyqe, kudo të jetë e mundur, nëse i vonohet rroga qoftë edhe një ditë të vetme. Në rastin e Flamurtarit që është edhe më i rëndi, një vlonjat do të mendohej shumë herë që ta bënte një veprim të tillë, por një lojtar i huaj nuk ka arsye për të hezituar.

Qëllimi kryesor janë lekët dhe nëse cënohet në këtë pjesë, atëherë asgjë tjetër nuk ka më rëndësi. Kjo pasi për ta futbolli nuk është më pasion, por biznes. E nga të gjitha këto raste, shohim një talent si Ernest Muçi që shpërthen te Tirana.

Sulmuesi që në kampionat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste, ndërsa që në Kupë ka 3 gola në 3 ndeshje. Ky shpërthim nuk ishte edhe aq surprizues, pasi të gjithë ia njihnin vlerat këtij futbollisti që i tregonte edhe me Kombëtaren. Por gjithsesi pyetja mund të shtrohet se përse nuk i është besuar edhe më herët Muçit? Ndoshta përgjigja shihet te politika e gabuar e trajnerëve dhe drejtuesve të klubit, që në futboll kërkojnë kartën e identitetit ndërsa ky sport ka evoluar dukshëm dhe presin ende prurje nga jashtë si të ishin yjet botëror duke harruar prodhimin vendas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online