Spartën e Pragës e ndan vetëm një ndeshje nga grupet, 5 lojtarë shqiptarë janë pranë ëndrrës për të luajtur në Champions

Sparta e Pragës ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme. Çekët kanë mposhtur Malmon me rezultatin 0-2 në transfertë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30, kur Larseni e devijoi topin në portën e rij. Shifrat u dyfishuan vetëm dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt nga Rineshi.

Një fitore me mjaft vlerë për kampionët e Republikës Çeke, teksa tashmë i ndan vetëm një ndeshje nga grupet e Ligës së Kampionëve. Një kualifikim i mundshëm në turneun më të rëndësishëm në nivel klubesh do të ishte një arritje historike për Spartën e Pragës. Plot 5 lojtarë shqiptarë do të bënin realitet një nga ëndrrat më të madha që një futbollist mund të ketë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/