Spanjollët nga parajsa në ferr, veteranët kanë në dorë skuadrën

Ndeshja e sotme midis Portugalisë dhe Spanjës, ose s pritej të ishte ndeshja më e fortë e fazës së grupeve, me spanjollët që natyrisht ishin favoritë për vendin e parë në “Grupin B”, duke parë formën e shkëlqyer që ata kishin treguar në fazën kualifikuese dhe miqësoret parapërgatitore. Por, fati solli një surprizë teje të pakëndshme. Vetëm një ditë para fillimit të Botërorit “Iberikët”, morën lajmin e shkarkimit të trajnerit të tyre prej dy vitesh Hulen Lopetegui. Tekniku bask, i cili kishte rinovuar kontratën me federatën spanjolle të futbollit vetëm dy javë më parë, vendosi që të mos respektonte marrëveshjen e sapo firmosur, pasi në derën e tij erdhi një ofertë e parefuzueshme nga Real Madridi.

Lëvizja e kurdisur nga Florentino Perez, përveç se e ka dëmtuar rëndë reputacionin e klubit madrilen në sytë e popullit spanjoll, pati një efekt shumë të paparashikuar për kombëtaren “La Roja”. Presidenti i sapo zgjedhur i federatës spanjolle Luis Rubiales, nuk mund ta përtypte lehtë këtë vendim që erdhi si një “thikë mbas shpine”, që më pas iu përdrodh akoma dhe më shumë në “plagë”, pasi këtë lajm ai e mori vesh vetëm pesë minuta para bërjes publike të marrëveshjes nga kampi madrilen.

HIERRO DHE  VETERANËT

Trajneri i ri i spanjollëve është ish-mbrojtësi legjendar Fernando Hierro, i cili në të shkuarën ka pasur vetëm një eksperiencë të shkurtër në këtë rol. Në konferencën për shtyp, ai nuk ngurroi të bënte thirrje për qetësi, duke i garantuar tifozëve se Spanja do të vazhdonte të ishte e ajo e muajve të fundit. “Është e vërtetë se koha është jashtëzakonisht e limituar, por në fushë do të jetë Spanja që jemi mësuar përherë të shohim, mbetemi pretendente për të trofeun. Kemi tre finale të mëdha, dhe e nesërmja (sotmja) është kundër kampionëve në fuqi të Europës”, tha tekniku i ri.

Natyrisht, Hierro nuk mund të ketë “shkopin magjik” për të kthyer gjithçka në normalitet. Spanja vinte në këtë Botëror me “stofin” e pretendentit, por “tërmeti Lopetegi”, duket se ia ka hequr këtë status atyre. Të gjendur para kësaj situata, barra për Botërorin i bie veteranëve të skuadrës. Kapiteni Serxho Ramos dhe një sërë figurash të tjera me eksperiencë si Iniesta, Pike dhe Buskets duhet të bëjnë maksimumin për të mbajtur të bashkuar shpirtin e grupit në mënyrë që Spanja të mos e përsërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online