Spanja mbetet pa trajner. Ashtu siç pritej pas një eliminimi të bujshëm dhe të hidhur, trajneri Fernando Hierro është larguar përfundimisht nga drejtim i Spanjës.
Përmes një deklarate zyrtare, Federata Spanjolle e Futbollit ka deklaruar se bashkëpunimi me 50-vjeçarin ka marrë fund, kjo për faktin se ai nuk dëshiron që të kthehet më në postin e Drejtorit Sportiv, pasi kërkon që të provojë të tjera eksperienca, edhe pse ishte ende nën kontratë. Federata Spanjolle e falënderon për kontributin e tij trajnerin, sidomos për faktin se erdhi në një moment të papërshtatshëm.
Kujtojmë se Hierro mori drejtimin e Spanjës vetëm një ditë para se të niste Kupa e Botës, kjo për shkak se u shkarkua Julen Lopetegi, i cili lajmëroi se do të drejtonte Real Madridin. Një herë fituesit e Kupës së Botës zhgënjyen në Rusi, pasi u eliminuan nga vendi organizator që në raundin e 1/8-ave. Sigurisht, tani pritet me shumë interes se kush do të jetë trajneri i ri.