Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Kampionët në fuqi të Europës e kanë nisur pa fitore këtë kompeticion. Spanja është ndalur në Beograd nga Serbia në një përballje që përfundoi me rezultati. 0-0.
Ndërkohë në krahun tjetër Granit Xhaka e ka nisur me humbje Ligën e Kombeve. Zvicra është mposhtur me shifrat 2-0 nga Danimarka në shtëpinë e kësaj të fundit. Elfedi i la helvetët me 10 lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq në minutën e 50, çka ia lehtsoi situatën danezëve.
Skuadra nordike arriti të thyente mbrojtjen zvicerane vetëm në minutën 81-të me anë të Dorgut. Vetëm 6 minuta më vonë Granit Xhaka largohet nga loja me karton të kuq, ndërsa në të 92-tën Hojbergu vulosi shifrat në 2-0 për Danimarkën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/