Spanja, kokë grupi me 5 gola të pësuar

Ishte gati e pabesueshme se si një ditë para nisjes së Kupës së Botës një skuadër si Spanja të largonte trajnerin. Lajmi se Hulen Lopetegui do të jetë trajneri i ri i Real Madrid nuk u prit mirë nga drejtuesit e spanjoll që vendosën masën ekstreme.

Gjithsesi Spanja ia doli që të dalë e para e grupit ndaj Portugalisë, megjithatë ka një statistikë të veçantë. Është e vetmja skuadër që ia ka dalë që të marrë vendin e parë në grup me plot 5 gola të pësuar.

Veç Spanjës edhe Argjentina ka pësuar 5 gola në grupe, por u rendit e dyta. Ndoshta është pak shpejt të flitet për probleme në prapavijë, pasi 3 gola i ka shënuar i vetëm Ronaldo që në ndeshjen e parë.

Gjithsesi Argjentina, e cila kishte pësuar të njëjtin numër golash në grupe, i dha lamtumirën Botërorit ndaj Francës. Mbetet për t’u parë nëse tekniku Fernando Hierro do i “mbushë” gropat që ka në mbrojtje, për të ruajtur statusin e pretendentit.

Skuadrat e vetme që kanë pësuar më shumë gola se Spanja (6 dhe lart) janë Panamaja Tunizi, Arabia Saudite dhe Egjipti. Spanja do të ndeshet nesër me Rusinë pritëse nesër në orën 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online