Kush priste dominim të Spanjës ndaj Iranit, nuk u zhgënjye, por në futboll duhen gola dhe Spanja me zor e shënoi një të tillë.
Një ndeshje e mbyllur 1-0 me një gol me fat te Diego Kostës, por mund të kishte të paktën një gol edhe nga Irani.
Aziatikët u mbrojtën me të gjitha forcat në pjesën e parë, nuk kishin forcë të dilnin nga mesfusha e vet, ndërsa Spanja bëri gjithçka, por nuk futej dot në zonë.
Tabloja mbeti e njëjtë edhe në pjesën e dytë, por sapo doli goli i Kostës, i cili me tre gjuajtje ka shënuar tre gola këtë Botëror, Irani ndryshoi lojë dhe Spanja vuajti.
Raste me shumicë në të dyja portat, Irani shënoi dhe festoi gjatë, por anësori kishte parë pozicion jashtë loje.
I pafat Irani, por e pagoi shtrenjtë qëndrimin e vet tepër mbrojtës, sepse Spanja nuk ishte gogol.