Benatia akuzon: Ronaldo di vetëm të protestojë ndaj arbitrit!

I hidhëruar nga humbja ndaj Portugalisë, krenar për Marokun e tij dhe të rinjtë që do të ndryshojnë skuadra, mes tyre i talentuar Ziek: “Është për shembull një nga futbollistët tanë më të aftë. i ri, me një të majtë shkatërruese… do të ishte perfekt për Romën”. Benatia flet qartë: “Nuk e di nëse do të luajë aty, por kam biseduar me Romën dhe për mënyrën se si jetohet në atë qytet dhe klub. Ka një tifozeri të nxehtë, një ambient tepër të bukur. Jam i sigurt që Ziek do të bënte mjaft mirë me fanellën verdhekuqe. Edhe pse nuk di asgjë në lidhje me këtë tratativë”.

Benatia, teksa ka folur për atë që do të jetë pas Botërorit, i cili është mbyllur për kombëtaren afrikane, tha mbi të ardhmen: “Tani do të shkoj me pushime, do të shijoj familjen time. Nga klubi nuk kam marrë asnjë telefonatë, kam ende dy vite kontratë dhe ndihem mirë në Torino…”. Më pas, ai e lë të ardhmen e tij në udhëkryq, ose thjesht me një hije misteri… “Por, në moshën 31 vjeç duhet t’i bëj vetes disa pyetje. Juventusi do të blejë futbollistë të rinj për t’u fuqizuar, të shohim. Do të bëjmë një diskutim me drejtuesit, por nëse qëndroj do të jem i lumtur…”.

Ronaldo – Dueli me Ronaldon, sakaq, vazhdoi edhe në Rusi. Pas Champions League, gjithçka u postua në Botëror: “Por, ashtu si në Real-Juventus, nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme. Nuk na vuri në vështirësi. Dhe, pastaj, në rastin e golit të tij kishte faull të Pepes ndaj Boutaib. Ronaldon, pastaj, e njohim. Proteston gjithmonë, vendos në vështirësi arbitrin. Sa keq, sepse arbitri duhet të kishte respektuar edhe Marokun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online