Spanja “i ndalon” Andorrës përdorimin e topit në pjesën e dytë, argëtohet duke i shënuar 5 gola

Spanja ka luajtur sot miqësoren e parë përgatitore për EURO 2024. Furia e kuqe ka mposhtur me goleadë Andorrën. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të andaluzianëve, të cilët gjetën golin e Perezit në minutën e 24-t. Por pavarësisht se topi qendroi në këmbët e lojtarëve të Andorrës në 16% të kohës së fraksionit të parë të lojës, arritën të regjistronin 4 goditje në tërësi, ndër të cilat 2 përfunduan në kuadrat. Statistika thuajse të barabarta me kundërshtarin.

Por Andorra duhet të kënaqej vetëm me këto statisikta, pasi në pjesën e dytë Spanja rezervoi një rrebesh golash. Kombëtarja iberike “i ndaloi” kundërshtarit përdorimin e topit. Statistikat në fund të ndeshjes tregonin po përsëri 16% të mbajtjes së topit për Andorrrën dhe po 4 tentativa për gol, ndër të cilat 2 portë. Në krahun tjetër Spanja gjeti rrugën e rrjetës edhe 4 herë të tjera. Tre golat e Ojarzabalit (53’, 66’, 73’) dhe rrjeta e tundur nga Ferran Torresi në minutën e 81-të e vulosën rezultatin përfundimtar në 5-0. Sakaq, lojtarët e Spanjës regjistruar 21 përpjekje për gol, ndër të cilat 10 përfunduan në kuadrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/